Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha dhe Meta, gjarpër me dy koka”/ Beqiri: Kanë marrë mision nga Serbia dhe Greqia që…

schedule23:46 - 6 Mars, 2026

schedule 23:46 - 6 Mars, 2026

Avokati Idajet Beqiri ka lëshuar akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-presidentit Ilir Meta, duke i cilësuar ata si figura që, sipas tij, veprojnë kundër interesave të Shqipërisë.

I ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri deklaroi se Berisha dhe Meta përpiqen të ulin imazhin dhe arritjet e vendit në arenën ndërkombëtare, teksa theksoi se Shqipëria, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, sipas tij, po arrin nivele më të larta zhvillimi dhe integrimi.

Ai shtoi gjithashtu se opozita, në bashkëpunim me figura të tjera politike, synon të krijojë tensione dhe të dëmtojë, sipas tij, progresin e vendit.



“Berisha të gjitha aktet që bëjnë të gjithë shqiptarët këtu brenda dhe kryeshqiptari Edi Rama, që e ka çuar Shqipërinë në majat më larta, kur shikon Ramën krah Trump dhe Shqipëria po hyn në BE, kërkon që ta ulë. Bashkë me Serbinë kërkon që ulë lartësinë e Shqipërisë. Berisha, Meta dhe Beleri, janë antishqiptarë të deklaruar, madje do thoja që janë të tërbuar.

Berisha dhe Meta janë gjarpër me dy koka. Meta është e pjellë e Berishës, i ka bashkuar antishqiptarizmi. Kanë marrë mision nga Serbia dhe Greqia, që Shqipëria hedh hapat më të larta dhe bëhet faktor stabiliteti në të gjithë Europën, kërkojnë që të gjejnë akuza, të hedhin molotovë dhe të bëjnë krime. Për të ngritur stuhinë në gotë dhe për zvogëluar këtë forcë dhe madështi. Kjo gjë i çmend”, u shpreh avokati Beqiri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!