Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se Britania po dërgon 4 avionë Typhoon në Katar dhe helikopterë në Qipro.
“Mund të raportoj se fluturimi ynë i parë çarter nga Omani u nis pak minuta më parë”, tha kryeministri në një konferencë për shtyp në Downing Street.
Starmer gjithashtu deklaroi se më shumë se 4,000 britanikë janë kthyer në vend, me fluturime komerciale nga Emiratet e Bashkuara Arabe, përfshirë britanikë.
Ndër të tjera tha se shtatë fluturime pritet të nisen nga Emiratet e Bashkuara Arabe sot, ndërsa ekipet e vendosjes së shpejtë janë në terren në Oman dhe Arabinë Saudite.


