Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Dogji një subjekt privat, arrestohet 37-vjeçari në Vlorë. Kamerat kapin momenti kur i vë flakën

schedule09:07 - 5 Mars, 2026

schedule 09:07 - 5 Mars, 2026

Vlorë- Policia ka vënë në pranga 37-vjeçarin Bledar Balliu pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me datë 13.01.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Nga hetimet intensive, të zhvilluara përgjatë disa muajve dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit, u dokumentua se më datë 11.11.2025, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “28 Nëntori”, në Vlorë, 37-vjeçari ka djegur katin e parë të një subjekti privat.



Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!