Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dënimet për ‘Sterilizimin’/ GJKKO vendos burg për ish zv-ministrin e shëndetësisë dhe biznesmenin

schedule16:55 - 4 Mars, 2026

schedule 16:55 - 4 Mars, 2026

Gjykata e Posaçme e shkallës së parë ka dhënë dënimet për 8 persona të akuziar për dosjen e aferës korruptive të Sterilizimit. Konkretisht gjkko ka dënuar me 6 vite burg ish zv ministrin e Shëndetësisë KlodIan Rrjepajn, por me gjykim të shkurtuar atij i është ulur 1/3 e dënimit dhe përfundimisht do duhet të vuaj 4 vite burg. Rrjepaj ka marrë pafajsi për akuzën e grupit te strukturuar kriminal por është dënuar për veprën penle vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim në dosjen “Sterilizmi”. Spak për Klodian Rrjepajn kishte kërkuar 10 vite heqje lirie.

Edhe biznesmeni, Ilir Rrapaj është dënuar me 6 vite burg, dhe do të kryejë dënimin me 4 vite pasi i është ulur 1/3 e dënimit me aplikimin e gjykimit te shkurtuar. Edhe për Rrapajn spak kishte kërkuar 10 vite burg përfishrë edhe për grup të strukturuar kriminal, por per ketë veper ai u shpall i pafajshëm.

Ndërkohë  Marsela Serjanaj, drejtoreshë juridike   Në ministrinë e shëndetes u dënua me 2.4 vite burg, por do të lirohet pasi ka përmbushuar afatet e dënimit në arrest shtëpi. Edhe Sajmir Kadiu, drejtori ekonomik në ministri do të lirohet pasi ka përmbushuar afatet e dënimit me 2.4 vite burg që iu caktua nga Gjkko, gjatë arrestit të shtëpisë.



Petraq Mersini, dhe Arben Gjata u denuan me nga 2 vite e 4 muaj. Dënimi per ta eshte ëhstë pezulluar dhe jane vendosur  në shërbim prove për 24 muaj.

Genc Byrazeri është dënuar me 1.6 vite që konvertohen përfundimisht me 80 orë punë në interes publik ndersa Naile Ajazi është dënuar me shërbim prove për 2 vite.

Për të njëjtën dosje po gjykohet I veçuar edhe ish-ministri I shëndetësisë Ilir Beqaj. Ish-ministri, ndryshe nga të pandehurit e tjerë kërkoi gjykim të zakonshëm teksa akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit kriminal.

Sipas hetimeve ka rezultuar se Ilir Beqaj në cilësinë e ministrit të shëndtësisë dhe zëvëndësi I tij Klodian Rrjepaj kanë frynë kostot e shërbimit të sterilizimit me qëllim përvetësimin dhe vjedhjen e fondeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!