Irani nderpret internetin në telefona, kush është shkaku

schedule21:57 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 21:57 - 25 Dhjetor, 2019

Në Iran qeveria ka ndërprerë shërbimin e internetit nëpër telefonat celularë në shumë zona, raporton të mërkurën agjensia gjysëm zyrtare e lajmeve ILNA. Ky reagim shtetëror vjen pas thirrjeve të reja për protesta të enjten kundër regjimit, që u bënë nëpër rrjetet sociale.

Ndërprerja e internetit u konfirmua në rrjetet sociale nga Iranianë që thanë se akti synon të izolojë vendin nga e gjithë bota, përpara një përplasje të dhunshme si ato të muajve të fundit, me bilanc qindra të vdekur.

Media të kontrolluara nga shteti kanë publikuar se në Ispanah, në qender të vendit, u zbulua një depo me 126 armë zjarri të prodhuara kryesisht në SHBA e që kishin hyrë ilegalisht në vend.

Protestat në Iran nisën në nëntor për shkak të rritjes së cmimit të karburantit, por kërkesat e protestesve tashmë janë shumë më të mëdha dhe cojnë pikërisht në cështjen e lirive politike.

Irani që ka refuzuar me forcë akuzat i cilëson si “banditë” të lidhur me iranianët e emigruar në vendet armike si në SHBA, Izrael dhe Arabinë saudite, se kanë nxitur këtë revoltë në rrjetet sociale./abcnews.al