Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kontrolle në Shkodër/ Goditet grupi që shpërndante drogë, gjenden dy armë zjarri

schedule12:03 - 4 Mars, 2026

schedule 12:03 - 4 Mars, 2026

SHKODËR- Në Shkodër janë arrestuar tre persona, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht.

Sipas Policisë, dy prej tyre u kapën në flagrancë ndërkohë që qarkullonin me motomjet, për të shitur lëndë narkotike në qytetin e Shkodrës.

Gjatë aksionit janë sekuestruar 2 armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike kanabis, e cila ishte e ndarë në mbi 300 doza gati për shitje, 1 motomjet dhe 4 celularë.



Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen  e veprimtarisë së personave të arrestuar./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!