Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Haki Abazi: Kurti sulmon këdo që ka potencial, kërkon të shkatërrojë strukturën e republikës

schedule21:01 - 3 Mars, 2026

schedule 21:01 - 3 Mars, 2026

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi thotë se kryeministri Albin Kurti sulmon këdo politikan që ka potencial.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Abazi u shpreh se Kurti kërkon të shkatërrojë LDK dhe të godasë presidenten Vjosa Osmani.

Sipas Abazit, Kurti është i interesuar që politikisht të shkatërrojë strukturën e Republikës së Kosovës.



“Për Kurtin, kushdo që ka potencial të votës, edhe politikës në udhëheqje, është kundërshtar i  tij. Unë insistoj për një gjë, për Kurtin, misioni kryesor është shkatërrimi trashëgimisë rugoviane në Kosovë. Ka një luftë politike ndaj rugovizmit, që zonja Osmani deklarohet, e  ka shtratin politik nga LDK, për Kurtin, targeti kryesor është transformimi ideologjik i Kosovës, të mos ketë lidhje më me të kaluarën. Ideja është ta shkatërrojë nga brenda. LDK, në shtratin e vet, nuk mund të shkrihet plotësisht brenda LVV, janë ideologjikisht të kundërta. Kurti ka përdorur idenë, sundo e përça. Ai jeton në të kaluarën. E vetmja bastion e së kaluarës, ka mbetur familja e Jasharit, në kuptimin e plotë të një tërheqeje të pikës së rëndesës ku Kurti është i vogël. Përballë familjes Jashari, Kurti është tanimë inekzistent në kuptimin e kredibilitetit politik. Por kjo nuk e ndal atë në luftën e tij, që të fusë nën krah edhe familjen Jashari, të godasë Vjosa Osmanin dhe të shkatërrojë LDK. Është i interesuar që politikisht të shpartallojë strukturën e një republike”, theksoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!