Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Caktohet data/ Ja kur mbahet seanca e parë në themel për kryebashkiakun Veliaj

schedule10:35 - 3 Mars, 2026

schedule 10:35 - 3 Mars, 2026

Data 9 mars është caktuar si data e seancës së parë në Themel për gjyqin ndaj Erion Veliajt. Më herët me short u zgjodhën edhe treshja gjyqtarëve të cilët do të gjykojnë dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kryesuese do të jetë gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa dy gjyqtarët e tjerë do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.

Një vit pas arrestimit, Gjykata e Posaçme, vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, dhe 28 të pandehurve të tjerë përfshirë individ dhe kompani. Gjyqtarja Etleva Deda vendosi të rrëzuar kundërshtimet e deritanishme të të akuzuarve dhe miratuar kërkesën e SPAK për kalimin në Gjykim të kësaj dosje.



Veliaj akuzohet për 5 vepra penale, përfshirë korrupsionin pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre, mosdeklarim dhe fshehje pasurie, pastrim parash dhe futje e sendeve të palejuara në burg.

Sipas SPAK, Veliaj dhe persona të therë kishin ngritur një skemë për përfitimim e ryshfeteve në këmbim të favoreve ndaj biznesmenëve për leje ndërtimi.

Tashmë pritet që të hidhet shorti në Gjykatën e Posaçme për të zgjedhur edhe treshen e gjyqtarëve dhe më pas datën e nisjes së seancës në gjyq themeli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!