Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

  • Përpjekje destabilizuese për të dëmtuar integrimin 44%
  • Shenjë e krizës politike në vend 31%
  • Shenjë e krizës brenda vetë PD 25%
Loading ... Loading ...
 

Sulm me dron ndaj Ambasadës Amerikane në Riad

schedule08:50 - 3 Mars, 2026

schedule 08:50 - 3 Mars, 2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, është goditur nga dy dronë.

Shpërthimi ndodhi në kompleksin diplomatik dhe u mor përsipër nga Irani.

Zhvillimet e fundit kanë rritur presionin rajonal mbi shtetet arabe të Gjirit që strehojnë asete amerikane në një kohë kur Tehrani po hakmerret për sulmet e koordinuara SHBA-Izrael.



Sulmi ndaj Ambasadës Amerikane ditën e sotme, raportohet se ka shkaktuar dëme të vogla material në kompleks, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i tha medias NewsNation se përgjigjja e SHBA-së ndaj sulmit në ambasadë dhe vrasjes së disa anëtarëve të shërbimit amerikan do të vijë në një kohë të shpejtë.

Sakaq SHBA-të kanë mbyllur edhe ambasadën në Kuvajt, duke përmendur si arsye “tensionet e vazhdueshme rajonale”.

Ambasada thotë se “kemi anuluar të gjitha takimet konsullore të rregullta dhe emergjente”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!