Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Ambasada në Emiratet e Bashkuara Arabe: Së shpejti nisja graduale e fluturimeve

schedule20:10 - 2 Mars, 2026

schedule 20:10 - 2 Mars, 2026

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe ka njoftuar se autoritetet vendase po planifikojnë hapjen graduale të hapësirës ajrore dhe nisjen e fluturimeve fillimisht me disa destinacione, deri në rikthimin e plotë të operimeve.

Sipas njoftimit zyrtar, rifillimi i fluturimeve në Abu Dhabi dhe Dubai pritet të ndodhë shumë shpejt, ndërsa procesi do të zhvillohet në mënyrë të kontrolluar dhe të fazuar.

Ambasada u sugjeron të gjithë shtetasve shqiptarë që ndodhen aktualisht në pritje të rifillimit të fluturimeve që të kontaktojnë sa më parë agjencitë e udhëtimit ku kanë rezervuar biletat, me qëllim konfirmimin e itinerareve dhe marrjen e informacionit të përditësuar mbi datat dhe kushtet e udhëtimit.



Autoritetet e Emirateve kanë bërë të ditur se hapja do të nisë me disa destinacione të përzgjedhura, ndërsa rikthimi i plotë i fluturimeve do të realizohet në një fazë të dytë.

Ambasada thekson rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm me agjencitë përkatëse dhe ndjekjen e njoftimeve zyrtare për çdo zhvillim të ri lidhur me lëvizjen ajrore nga dhe drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!