Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Aulon Kalasë, sa i takon kallëzimit të tij të bërë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për faljen e gjobave para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Kalaja depozitoi kallëzim në SPAK më 27 maj të vitit 2025 dhe ishte pikërisht Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion që vendosi mosfillimin e hetimeve, sa i përket kallëzimit të tij lidhur me vendimin e qeverisë për të falur gjobat përpara zgjedhjeve.
Pas vendimit të SPAK, ishte Gjykata e Posaçme e shkalles se pare qe i rrëzoi kallezimin Aulon Kalase.
Ndërkohë më 1 dhjetor të 2025 Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi kërkesën e ish- kandidatit demokrat për të detyruar SPAK-un, që të nisë një hetim mbi faljen e gjobave.
Në Apel vendimi u dha nga gjyqtarja Nertina Kosova e cila asokohe argumentoi se falja e gjobave nga nuk përbën fakt penal për tu hetuar.
Ish-kandidati për deputet i PD-së pretendon se ky veprim, ndikoi drejtpërdrejtë në rezultatin e zgjedhjeve.


