Sali Berisha e nisi këtë pranverë nga SPAK, me një ndjesë për artistët e huaj që sulmoi me molotovë në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha.
“Sigurisht ndjej shumë keqardhje për ata të huaj që kanë qenë aty dhe i siguroj se ata nuk kanë qenë kurrë objekt i atyre që i kanë hedhur ato mjete piroteknike,” tha Berisha.
Pra, qëllimi nuk kanë qenë të huajt, dhe as Enveri, ish-diktatori ka 40 vite që nuk jeton aty, kurse Edi Rama ska jetuar asnjë ditë në atë vilë.
Qëllimi ishte trualli dhe godina.
“Ka të tjerë që thonë se aty është projekt kulle. Nuk e di. Po njerëz të afërt me Ramën kanë lëshuar idenë se është në projekt kulle”, u shpreh Berisha.
Sekretin Berishës ia zbuloi më herët gazetari dikur më i afërt me të, Mero Baze, se Halli i vërtetë i doktorit ka qenë kulla. Madje e ka patur projekt të vetin prej 20 vitesh kur tentoi ta privatizojë, por nuk ia doli.
“Unë kisha planet e mia. Aty ku sot është Piramida, aty do ndërtohej parlamenti. Tek vila e diktatorit, territori është i privatëve dhe unë do ua ktheja privatëve atë,” tha ai.
Privatizimi mbeti në tentativë e dështuar. Para 20 vitesh, letrat nuk u arritën të sajoheshin, dhe vila mbeti siç është.
Pas 20 vitesh, Berisha të shtunën iu rikthye projektit të tij të vjetër, për ta djegur fillimisht me molotovë, e më pas tha se aty ka projekt për kullë. Kulla për të cilat jo rrallë herë akuzohet se mbrapa tyre fshihet familja e tij./abcnews.al


