Pas mbylljes së papritur të hapësirës ajrore dhe anulimit masiv të fluturimeve në Gjirin Persik, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur të mbulojnë të gjitha shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit për më shumë se 20 mijë turistë të bllokuar në vend.
Departamenti i Kulturës dhe Turizmit në Abu Dhabi u dërgoi një udhëzim të gjithëve hoteleve në Emiratet e Bashkuara për të mos i çregjistruar vizitorët e bllokuar dhe për t’ua faturuar qëndrimin autoriteteve. Pak orë më vonë, një urdhër paralel u lëshua edhe në Dubai.
Autoriteti i Aviacionit Civil të Emirateve konfirmoi se shteti po mbulon të gjitha kostot për udhëtarët e prekur, ndërsa sektorë privatë u bashkuan me nismën: kompani të qiradhënies së apartamenteve të pushimit në Dubai hapën dhjetëra ambiente falas dhe mbi 250 hostues iu bashkuan menjëherë ofertës.
Në vend të kaosit, rritjes së çmimeve apo pamjeve të turistëve që flenë në aeroport, autoritetet vendosën qasje të unifikuar dhe mbështetëse – derisa çdo udhëtar të mund të rikthehet në shtëpi.


