Rexh Byberi dhe Abedin Kërnaja, kryetari dhe zv.kryetari i bashkisë Tropojë do të gjykohen me procedurë të zakonshme. Të pandehurit nuk kanë bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar në seancë paraprake.
Prokurori Elvin Gokaj lexoi kërkesën për gjykim dhe i mëshoi një ekspertimi që është kryer ne zbatim edhe të detyrave të lëna nga gjykata, ku është konstatuar dëmi ekonomik.
Prokurori i SPAK kërkoi të thirren në proces 10 dëshmitarë.
Gjykata bëri edhe verifikimin e të pandehurve dhe gjeneraliteteve ku kryebashkiaku Tropojës u shpreh se jo vetëm që nuk është i dënuar me parë por s’ka marrë një vërejtje në 35 vite punë. Byberi dhe zv.kryetari i bashkisë Tropojë akuzohen për shpërdorim detyrë.


