Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti Begaj: Besëlidhja e Lezhës, moment historik ku triumfoi bashkimi mbi përçarjen

schedule08:45 - 2 Mars, 2026

schedule 08:45 - 2 Mars, 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka theksuar rëndësinë historike të Besëlidhja e Lezhës, duke e cilësuar si një moment ku triumfoi bashkimi mbi përçarjen, përgjegjësia mbi ambicien personale dhe interesi i përbashkët mbi interesin individual.

Sipas Begajt, Besëlidhja e Lezhës mbetet një standard i sjelljes politike dhe institucionale.

Ai shtoi se kjo shërben si kujtesë se forca e kombit shqiptar nuk qëndroi vetëm në trimëri, por edhe në bashkërendim, vizion dhe udhëheqje me përgjegjësi.



Presidenti Bajram Begaj:
Besëlidhja e Lezhës është një moment i rëndësishëm historik ku triumfoi bashkimi mbi përçarjen, përgjegjësia mbi ambicien personale, interesi i përbashkët mbi interesin individual.
Sot, 582 vite më pas, ajo mbetet një standard sjelljeje politike dhe institucionale. Një kujtesë se forca jonë si komb nuk ka qëndruar vetëm në trimëri, por në bashkërendim, vizion dhe udhëheqje me përgjegjësi.
Nën frymën e vizionit të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, shqiptarët vepruan si një trup i vetëm dhe u bënë pjesë e historisë evropiane të qëndresës, dinjitetit dhe lirisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!