Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ringjallet” Kroacia e koshit/ Mund kampionen e Evropës e të botës në basketboll, Gjermaninë

schedule14:30 - 1 Mars, 2026

schedule 14:30 - 1 Mars, 2026

Ato kohë kur ishin në Olimp thuajse janë harruar. Kur kombëtarja e basketbollit të meshkujve të Kroacisë del sot në parket ndoshta askush nuk e kujton epokën e lavdishme të ndriçuar nga I paharruari Drazhen Petroviç, apo nga Toni Kukoç e Dino Raxha, për të mos folur për brezat e mëparshëm që nga Kreshimir Qosiç.
Gjithsesi, skuadra ballkanase dha një sinjal të fortë se mund të jetë rikthyer.

Kroatët mundën në Zagreb rivalin më të fortë të mundshëm në Europë, dhe më të fortin në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë.
Kampionët e kontinentit në fuqi dhe kampionët e rruzullit u mundën në një atmosferë të nxehrë në “Arenën Drazhen Petroviç” në kryeqytet me shifrat 93-88.
Rreth 5 500 spektatorë panë më në fund një Kroaci të madhe, ndonëse yjet që ka në përbërje mund të mos jenë me shkëlqimin e një Nikole Jokiç, Luka Donçiç apo Janis Adetokumbo.

Dario Shariç, që luan një rol periferik tek Sakramento në NBA, shënoi 23 pikë si dhe kapi 7 topa në tabela, talenti i Realit të Madridit, Mario Hezonja shtoi 21 pikë, 3 topa në tabela, 5 asistë e 3 vjedhje topi, Roko Baxhim shtoi 15 pikë, po aq sa amerikani I natyralizuar Xhejlën Smith, që pati edhe 5 topa në tabela e 6 asistë.
E përditshmja “Jutarnji List” shkruan se kjo fitore ishte rikthimi I krenarisë dhe bëri thirrje që dekadat e turpit të mos kthehen më.



Shpresojmë që diçka e bukur të ndodhë me basketbollin kroat, por gjithsesi këtë nuk do ta harrojmë, – është komenti I gazetës së Zagrebit.
Kroacia kryeson grupin eliminator të Kupës së Botës me 3 fitore në tri ndeshje, ndonëse prova e madhe do të jetë për pak ditë në Gjermani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!