Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Portrete që flasin në heshtje/ Holli i Pallatit të Kulturës, pikturat e artistëve që kanë lënë gjurmë në skenë

schedule20:17 - 28 Shkurt, 2026

schedule 20:17 - 28 Shkurt, 2026

Qazim Velia, aktor i skenës dhe humorit në Kukës, po bashkëpunon me piktorin kuksian, Muhamet Kërpaçi, për të vendosur portretet e artistëve që kanë lënë gjurmë në qytetin e veriut.

Ata nuk jetojnë më, por kujtimet dhe talenti i tyre përjetësohen në secilin portret. Me 40 vite në skenë, Qazimi rrethohet sot nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të dikurshëm, ndërsa emër për emër identifikon secilin artist.

Tek portreti i Avdullah Spahiut ndalet më gjatë. Ishte bashkëudhëtar i tij në shumicën e roleve dhe kujtimet e lidhin ngushtë me skenën kuksiane.



Mallëngjehet teksa sheh portretet e rreshtuara në hollin e Pallatit të Kulturës, vendi ku artistët tashmë gjejnë një shtëpi të përhershme.

Aktori Qazim Veliu thotë se ndihet mirë që janë vlerësuar në këtë mënyrë, duke u memorizuar përgjithmonë.

Melita Omuri, drejtore e Qendrës Kulturore të bashkisë së Kukësit thotë se kjo dhuratë e piktorit Muhamet Kërpaçi është më së shumti një vlerësim pë rata që kanë kontribuar në artin kuksian.

Vetë autori I kësaj ekspozite, piktori Muhamet Kërpaçi thotë se ishte një detyrim moral për të gjithë plejadën e artistëve të mrekullueshëm që I kanë dhënë emër Kukësit.

Pjesë e kësaj pakete dhurate me portrete e artistëve të Qëndrës Kulturore, janë edhe portretet e gazetarëve dhe punonjësve të radio Kukësit të cilët nuk jetojnë më.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!