Nëse nuk i respekton të tjerët, mos prit të të respektojnë.
Kjo është një nga rregullat e jetës, dhe portieri Antoni Lopez e paska ditur mirë këtë.
Gardiani portugez, që mbron portën e Nantës në Ligën e Parë të Francës, bëri një veprim për të cilin mori vlerësime të larta nga të katër anët e botës.
Ai u ul në fushë në një moment të caktuar duke deklaruar se ishte I dëmtuar, dhe kjo ndërprerje e sfidës u dha mundësi disa lojtarëve të Nantës të besimit mysliman, që të ushqeheshin.
Ata mbanin Ramazan dhe ai ishte momenti që, sipas rregullave të tyre, duhej të prishnin agjërimin.
E vërteta është që Antoni Lopez u shti sikur u dëmtua, ai nuk ishte aspak I lënduar, veçse deshi të ndihmonte shokët.
Një nga komentet më interesante të lexuesve dhe shikuesve në rrjetet sociale, ishte se vetë futbolli duhet të ketë rregulla për të ndërprerë ndeshjen për këtë qëllim.
Nanta fitoi 2-0 sfidën e Ligës së Parë të Francës, me gola të shënuar nga Zuaui, një autogol, që në minutën e tretë, dhe nga Ganago me penallti, ndërsa Lopez bëri një paraqitje të mirë.


