Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjedia hekurudhore me 57 viktima/ Greqi, protesta dhe kaos, mbi 80 të arrestuar

schedule16:59 - 28 Shkurt, 2026

schedule 16:59 - 28 Shkurt, 2026

Tre vjet pasaksidentit tragjik hekurudhor në luginën e Tempit, ku humbën jetën 57 persona, shumica e tyre studentë, mijëra qytetarë dalin sërish në rrugët e Greqisë dhe në dhjetëra qytete jashtë vendit, duke kërkuar drejtësi dhe transport publik të sigurt.

Më shumë se 120 tubime organizohen në sheshe të ndryshme, me sloganin e përbashkët: “Krimi nuk do të mbulohet”. Rreth 20.000 janë protestuesit ndërsa policia njoftoi se ka ndaluar 80 persona pas trazirave në protestë. Më herët policia gjeti një çantë me kokteile molotovi gati për tu përdorur.

Protestat mbështeten nga sindikata, organizata të punonjësve të sektorit publik dhe privat, shoqata studentore dhe familjarët e viktimave, të cilët theksojnë se, edhe pas më shumë se 1.000 ditësh, përgjegjësit nuk janë ndëshkuar dhe shkaqet e plota të tragjedisë nuk janë zbardhur. Në Athinë dhe Selanik, pjesëmarrja pritet masive, ndërsa mijëra forca policore janë në gatishmëri.



Familjarët shprehin mosbesim ndaj mënyrës se si është zhvilluar hetimi, duke ngritur shqetësime për procedurat ekspertuese dhe për çështjen e ekzaminimeve laboratorike. Ata kërkojnë hetim të plotë dhe të pavarur, duke theksuar se tragjedia nuk ishte një “aksident i rastësishëm”, por rezultat i mangësive serioze në sistemin e sigurisë së transportit hekurudhor.

Ndërkohë, procesi gjyqësor për çështjen kryesore pritet të nisë më 23 mars 2026 në Larisa, një moment që familjarët e viktimave e konsiderojnë kritik për zbardhjen e përgjegjësive. Paralelisht, është në zhvillim edhe një procedurë gjyqësore e veçantë që lidhet me menaxhimin e materialit filmik të trenit të mallrave, çështje që ka shkaktuar polemika të reja.

Kujtojmë se mes 57 viktimave 6 ishin me origjinë shqiptare. Tre vjet më pas, kërkesa e qytetarëve mbetet e njëjtë: drejtësi për viktimat, përgjegjësi për fajtorët dhe masa konkrete për një sistem transporti publik të sigurt, në mënyrë që një tragjedi e tillë të mos përsëritet më.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!