Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi njofton të gjithë qytetarët që jetojnë dhe veprojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe se, për shkak të rritjes së tensioneve në rajon, ekziston rrezik për përshkallëzim të situatës, i cili mund të ndikojë në udhëtime dhe të sjellë pasoja të paparashikuara.
Për këtë arsye, shtetasve shqiptarë u rekomandohet:
Të shmangin zonat pranë objekteve të sigurisë dhe atyre ushtarake.
Të mos dalin jashtë pa ndonjë arsye të fortë.
Të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore.
Për çdo informacion zyrtar dhe emergjent, qytetarët mund të kontaktojnë Ambasadën në numrin +971 509807881 dhe të ndjekin burimet e saj zyrtare.


