Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë bërë të ditur se kanë identifikuar raketa të lëshuara nga Irani në drejtim të territorit të Shtetit të Izraelit.
Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, shpërthime janë dëgjuar në veri të Izraelit.
Forca Ajrore Izraelite ka deklaruar se është duke operuar për të ndërprerë dhe goditur kërcënimet, aty ku është e nevojshme, me qëllim neutralizimin e rrezikut.
Në deklaratën e plotë të IDF-së thuhet:
“Pak më parë, IDF identifikoi raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të Shtetit të Izraelit. Sistemet mbrojtëse janë duke vepruar për të interceptuar kërcënimin.
“Në minutat e fundit, Komanda e Frontit të Brendshëm ka dërguar një njoftim paralajmërues drejtpërdrejt në telefonat celularë në zonat përkatëse.”
A short while ago, the IDF identified missiles launched from Iran toward Israel.
Defensive systems are operating to intercept the threat. In the past few minutes, the Home Front Command has sent a precautionary directive directly to mobile phones in the relevant areas.
— Israel Defense Forces (@IDF) February 28, 2026


