Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Bujqësori”, SPAK jep pretencën/ Tenderat, kërkon nga 2 vite burg për 4 ish drejtues të universitetit

schedule12:13 - 27 Shkurt, 2026

schedule 12:13 - 27 Shkurt, 2026

Prokuroria e Posacme SPAK kerkoi te premten denimin duKe aplikuar gjykimin e shkurtuar me nga 2 vite burg per zyrtaret dhe drejtuesit e Universitetit Bujqsor te Tiranes, Edmond Terthorja administrator, Amarildo Lleshi drejtor i prokurimeve publike, Serafin Skenderi dhe Altin Murto drejtor i fondeve ne kete universitet, te cilet akuzohen per Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

Per dy zevendes rektoret Ilir Kapaj dhe Romina Kotaj u kerkua denimi me 1.6 dhe 1 vit burg, qe konvertohen ne 2 vite sherbim prove dhe 150 ore pune ne komunitet.

Prokurori Dritan Prenci kerkoi qe ketyre te pandehurve ti hiqet e drejta per te ushtruar funksione publike per nje periudhe 5 vjeccare.



SPAK lexoi konkluzionet edhe per 15 zyrtare te tjere te UBT, duke kerkuar denimin e tyre me mesatarisht 1.6 vite burg, por t’i pezullohet kjo mase denimi dhe te vendosen ne sherbim prove per shkak te perfitimit nga Gjykimi i Shkurtuar.

Per 5 te pandehur te tjere qe abuzuan me tenderat e UBT, Piro Zoga, Ilir Kusi, Bejo Bizhga, Dritan Laçi dhe Arjan Buliaj cceshtja eshte ndare me vete sepse po gjykohen me procedure te zakonshme.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se nente procedura tenderimi të bëra fiktive gjatë vitit 2022 në vlerën 90 milion lekëve të reja, është akuza që rëndon mbi grupin e personave, zyrtarë të lartë të Universitetit Bujqësor të Kamzës por edhe biznesmenë dhe të tjerë të përfshirë.

Sipas SPAK, hetimet, të nisura më 21 tetor 2022, zbuluan një skemë të mirëorganizuar, në të cilën zyrtarë të nivelit të lartë akademik, përfshirë 2 zëvendësrektorët Ilir Kapaj e Romina Kotaj, dhe administratorin, Edmond Tërthorja në bashkëpunim me biznese manipuluan procesin e prokurimeve publike, duke favorizuar firmat “Krijon” sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k dhe “Malvina Visoka PF”.

Hetimet zbuluan se këto firma jo vetëm favorizoheshin dhe paracaktoheshin në tendera, por edhe bënin oferta fiktike në emër të bizneseve të tjera për të fryrë vlerën e tenderave. SPAK thote se hetimet zbuluan se përgatitja e dokumentacionit për fondet limit dhe specifikimet teknike ishin bërë në koordinim të plotë me fituesit e paracaktuar të tenderave, ndërsa nuk bëhet asnjë analizë reale të tregut.   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!