Tomorr Shukulli dhe Valentina Koltraku që u arrestuan për aksidentin me pasojë vdekjen e një 7- vjeçari, te Kthesa e Kamzës janë liruar nga qelia në masën arrest shtëpie.
Prokuroria kërkoi vijimin e arrestit në burg për të parin, por gjykata caktoi një masë më të butë.
Në dëshminë e tyre para trupës gjykuese ata kanë thënë se nuk e kanë parë 7-vjeçarin.
Tomorr Shukulli: Ndalova i dhashë ca para. I ranë në tokë, por nuk e kam parë dhe kur u hap semafori kam ecur.
Valentina Koltraku: Kam qenë pas foristradës dhe nuk kisha fushë pamje.
Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi të martën, 24 shkurt, ku dy godite të njëpasnjëshme i shkaktuan vdekjen e menjëhershme 7-vjeçarit, i cili ishte duke lypur në rrugë.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë dyshohet se Tomorr Shukulli i ka dhënë lekë të miturit që lypte në atë zonë. 7-vjeçarit i kanë rënë në tokë paratë dhe është ulur për t’i marrë në momentin që është ndezur semafori jeshil për makinat drejtuesi i mjetit nuk e ka parë dhe e ka përplasur.
Fatale për 7 vjeçarin ka rezultuar goditja që i mituri ka marre nga makina e dytë me drejtuese Valentina Koltrakun.


