Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balluku lë kabinetin qeveritar/ Frrok Çupi: Me ndryshimet që bën, Rama ndez disa fuqi motorike brenda makinës së shtetit!

schedule20:20 - 26 Shkurt, 2026

schedule 20:20 - 26 Shkurt, 2026

Analisti Frrok Çupi në “Breaking News” në ABC News komentoi ndryshimet në qeveri.

Gjatë intervistës në studio, Çupi tha se me ndryshimet që bën, kryeministri Rama ndez disa fuqi motorike brenda ‘makinës së shtetit’.

“Ajo që duhet vlerësuar tek këto ndryshime dhe te kryetari i qeverisë. Në mënyrë të balancuar ka funksionuar midis tërë elementëve që përbëjnë shtetin. Ka funksionuar mes drejtësisë, qeverisë dhe Kuvendit. Me ndryshimet që bën Rama, ndez disa fuqi motorike brenda makinës së shtetit. E dyta dëshmon për dinamizmin. Do të thotë se ka nevojë për ndryshime baterish, ndryshime fishash, subjektesh dhe ndryshimet u bënë. Mesa duket Rama e dëgjon në mënyrë perfekte një zë që vjen nga publiku. Ka shumë rryma që fryjnë brenda mazhorancës se duhet të vjetrit, duhen të rinjtë apo duhen disa që nuk e dimë se kush janë”, tha ai.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!