Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lefter Koka mbetet në liri/ Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon SPAK për kthimin në qeli

schedule19:12 - 26 Shkurt, 2026

schedule 19:12 - 26 Shkurt, 2026

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ankimin e SPAK për lirimin e Lefter Kokës, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Gjyqtarja Tereza Merkaj rrezoi ankimin e prokurorit te SPAK Dritan Prençi i cili kërkonte rikthimin e ish-ministrit te mjedisit ne qeli.

Me këtë vendim Lefter Koka do të vazhdojë të qëndrojë I lirë.  Koka la qelinë ne dhjetor te vitit te kaluar pas konstatimit te humbjes se fuqisë së paraburgimit lidhur me masën për inceneratorin e Fierit.

Për dënimin për inceneratorin e Elbasanit, Koka ka fituar lirin me kusht nga gjykata e Durrësit, ndërsa për dënimin për incenerarorin e Tiranës e ka shlyer dënimin me kohen e paraburgimit.



Për inceneratorin e Fierit çështja është kthyer për rigjykim në Apelin e GJKKO nga Gjykata e Lartë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!