Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hamza poston fotografi të Thaçit me Demaçin: Patriotëve që bënë histori në vendin tonë

schedule14:04 - 26 Shkurt, 2026

schedule 14:04 - 26 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka risjellë përmes një fotogafie Adem Demaçin dhe Hashim Thaçin, ku të dy shihen së bashku.

Ai përkujtoi 90-vjetorin e lindjes së Adem Demaçit, si dhe njëkohësisht 10-vjetorin e zgjedhjes së Hashim Thaçit si President i Kosovës, raporton Klankosova.tv.

“Në ditëlindjen e tij, dhjetë vjet më parë, një tjetër patriot i madh u betua si President i Kosovës së pavarur, duke kthyer sakrificën në institucion dhe ëndrrën në shtet.



Baca Adem mbetet figurë e qëndresës, humanizmit dhe sakrificës për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor. Edhe sot, vlerat e tij dhe të çdo luftëtari të lirisë po mbrohen me dinjitet nga çlirimtarët tanë, në burgun e fundit politik për popullin tonë. Liri. Drejtësi”, shkroi i pari i PDK-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!