Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atalanta, mrekulli në Champions/ Përmbysi Borussia Dortmund dhe kualifikohet në 1/8 e turneut

schedule13:40 - 26 Shkurt, 2026

schedule 13:40 - 26 Shkurt, 2026

Atalanta fiton, kualifikohet dhe ruan nderin e Serisë A, si skuadra e vetme italiane që vazhdon rrugën në 1/8 e Champions League. Skuadra bergamaske bëri një mrekulli të vërtetë, ndërsa pas humbjes 2-0 në sfidën e vajtjes në transfertë, në ndeshjen e kthimit në shtëpi mundi 4-1 Borussia Dortmund.

Të ndihmuar nga entuziazmi i tifozëve të tyre, vendasit e nisën ndeshjen në mënurën më të mirë, duke kaluar në epërsi që në minutën e 5 me Scamacca.

Në fundin e pjesës së parë, Zappacosta dyfishoi shifrat dhe barazoi rezultatin e ndeshjes së parë.



Spaktakolar dhe shumë i luftuar ishte fraksioni i dytë.

Në minutën e 57-të, Pasalic shënoi golin e tretë për Atalanta, duke kaluar biletën e kualifikimit në dorën e bergamaskëve.

Por në të 75-ën, Adejemi kthey edhe një herë në lojë Borussia Dortmund, që barazoi rezultatin e përgjithshëm.

Me shifrat 3-1 u mbyll koha e rregullt, ndërsa shtesa dhuroi gjithçka.

Si fillim me xhiron e kartonëve të kuq, dy të tillë për gjermanët dhe një për italianët.

Kur pritej që ndeshja të shkonte në kohën ekstra, vetëm në minutën e 98-të, Samarxhic me 11 metërsh realizoi golin e katërt dhe të kualifikimit për Atalantën, që fiton një vend mes më të mëdhenjve të futbollit europian.

Pjesë e këtij triumfi ishte edhe Berat Gjimshiti, që u aktivizua si zëvendësues në minutën e 77, duke thelluar rekordin e tij si shqiptari me më shumë ndeshje në Champions, dhe I dyti në renditjen e lojtarëve kuqezi me më shumë paraqitje me skuadrat italiane.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!