Probleme financiare te Besa? Reagojnë në Kavajë

schedule14:19 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 14:19 - 25 Dhjetor, 2019

Besa e Kavajës kërkon Kategorinë Superiore, ndërkohë që së fundmi ka pasur lajme që vënë në dyshim korrektësinë financiare të klubit verdhezi. Kjo ka shqetësuar drejtuesit e Besës, që kanë reaguar dhe kanë hedhur poshtë gjithçka. Mes të tjerash raportohet se është miratuar edhe buxheti, që kap shifrën e 200 milionë lekëve.

“Nisur nga disa portale anonime , ku citohej që Bashkia Kavajë ka tre muaj pa paguar Besën. Bashkia Kavajë dhe kryetari i saj, Krali, janë tepër korrekt, për sa i përket detyrimeve që ka ndaj Sport Klub Besës.

Bashkia Kavajës, jo me larg se dje, miratoi në Këshillin Bashkiak buxhetin për vitin e ardhshëm. Dhe për klubin Besa miratoi fondin prej 20 milionë lekë të reja, si asnjëherë tjetër”, thuhet në qëndrimin e klubit kavajas. /abcnews.al