Njëzëri, Parlamenti Europian në mbështetje të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Komiteti i Jashtëm u mblodh në Bruksel për të diskutuar draftrezolutën. Edhe hartuesi i draftrezolutës për Shqipërinë, raporteri Andreas Shider shprehu shqetësim për radikalizimin e opozitës me bojkote parlamenti. Ai konfirmoi se objektivi 2027 për mbylljen e negociatave, mbetet i arritshëm.
“Klima politika nuk është më e mira e mundshme. Ka shqetësime në lidhje me zgjedhjet, për dyshime për blerje votash, por gjithashtu ka shqetësime në lidhje me miniminim e bashkëpunimit politik, radikalizimin e politikës.
Sidomos javët e fundit ka pasur një radikalizim, të fortë për ta bërë politikën në rrugë dhe jo në sallën e Parlamentit. Prioritet tani duhet të jetë mbylla e kapitujve të negocimit. Objektivi për 2027-n është shumë më i arritshëm.” tha Schieder, raporter për shqipërinë në PE./abcnews.al


