Kreu i qeverisë Edi Rama në mbledhjen e grupit të PS folur për sfidat e drejtësisë dhe reformën në prokuroritë shqiptare, duke theksuar rëndësinë e një rendi ligjor demokratik dhe të paanshëm. Kryeministri vuri në dukje rolin e SPAK-ut, duke njohur përparimet e arritura, por edhe duke paralajmëruar për gabimet që mund të lindin kur drejtësia bëhet “palë me të akuzuarin”.
Rama kritikoi paradoksin e luftës kundër korrupsionit, duke argumentuar se përpjekjet nuk kanë sjellë gjithmonë rezultate të dukshme, ndërsa në historinë e SPAK-ut janë regjistruar vetëm 10 akuza për korrupsion. Ai nënvizoi nevojën për gjykatës të paanshëm dhe masa të balancuara për të ruajtur besimin në institucionet e drejtësisë.
“Për Shqipërinë europiane dhe rend ligjor demokratike. Sa thashë më lartë e sa do them më pas, për prokuroritë pa përjashtuar edhe SPAK që ka kusuret e veta. Sot jemi në një raport tjetër edhe falë SPAK. Nuk jam konkurrent për fjalët inkurajuese që kam thënë për SPAK. Janë fjalët e mia si kryeministri e një vendi, që nuk mund të paguaj çmimet siç kanë paguar vendet e tjera, ku ilaçi është bërë më e rendë se sëmundja.
Të jesh gjykatës do të thotë që të jesh i paanshëm dhe i drejtë me të gjithë. Si mund të kërkosh drejtësi, ku drejtësia bëhet palë më të akuzuarin. Duke u kthyer te paradoksi, dua të ndaj me qetësi 2-3 fakte, mua më duket pa logjikë që sa më shumë u luftoka korrupsioni, aq më shumë korrupsion paska. Në historinë e Prokurorisë së Posaçme ka vetëm 10 akuza për korrupsion gjatë gjithë historisë”, tha Rama.


