Ambasada amerikane në Tiranë ka ngritur alarmin për disa lokale e restorante në Tirane, të cilat kërkon që qytetarët e saj ti shmangin, për çështje sigurie.
Njoftimi është bërë një websiten zyrtar të ambasadës amerikane dhe aty përmend emrat e të katër restoranteve, që përbëjnë rrezik, sipas selisë diplomatike. Këto janë Juvenilija dhe Pastiçeri Venecia, afër Stadiumit “Air Albania” dhe restorant Juvenilja dhe një lokal nate, “Magic Club”, në ish-bllok.
“Si masë paraprake sigurie për shkak të mundësisë së dhunës hakmarrëse dhe/ose raportimeve për praktika të padrejta biznesi dhe shqetësime për sigurinë, restorantet e mëposhtme janë të ndaluara për personelin e Ambasadës Amerikane: Juvenilja, Juvenilja Castle, Pastiçeri Venecia dhe “Magic Club””, njofton ambasada amerikane.
Më pas, selia diplomatike këshillon qytetarët amerikanë që të shmangin këto lokale, të ndjekin mediat në vend dhe të kenë një plan reagimi, për çdo situatë.


