Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shembet ura te ‘Arrat e Gurrës’, Do ndërtohet rrugë provizore buzë Shkumbinit, s’ka afat për hapjen

schedule11:29 - 25 Shkurt, 2026

schedule 11:29 - 25 Shkurt, 2026

Ura e dëmtuar në fshatin Dragostunjë, në segmentin rrugor Librazhd–Prrenjas, është shembur sot me mjete të rënda nën masa të rrepta sigurie. Ajo kishte pësuar dëmtime të rënda si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe deformimit të trupit të rrugës, duke çuar në bllokimin e qarkullimit që prej ditës së shtunë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se zhvendosja e rrugës dhe çarja e shtresave mbajtëse e bënë të pamundur çdo ndërhyrje riparuese apo hapjen e një bypass-i provizor. Sipas Autoriteti Rrugor Shqiptar, një ditë më parë u njoftua se do të ndërtohet një rrugë e re provizore me gjatësi rreth 1.3 kilometra përgjatë linjës hekurudhore, me qëllim rikthimin e qarkullimit nga Librazhd drejt Prrenjas. Ende nuk është bërë publik një afat për përfundimin e kësaj rruge, e cila pritet të zhbllokojë lëvizjen në këtë aks të rëndësishëm drejt juglindjes së vendit.

Aktualisht, mjetet e vogla po devijohen përmes itinerarit ElbasanGramshMoglicëLozhanMaliq. Ndërkohë, për mjetet e rënda të transportit të mallrave, autoritetet këshillojnë hyrje-daljen përmes pikave doganore të Bllatë dhe Kakavijë.



Paralelisht, po planifikohet ndërtimi i një ure të re, më të qëndrueshme dhe të përshtatur me kushtet gjeologjike të terrenit, për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të këtij segmenti rrugor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!