Dënim i fortë për Rusinë nga WADA, Agjencia Botërore e Anti-Dopingut. Katër vite jashtë çdo kompeticioni, por që në Rusi nuk e pranojnë diçka të tillë. Së fundmi raportohet se Presidenti i Komitetit Olimpik rus, Stanislav Pozdnyakov, ka deklaruar se të premten do të dorëzohet dosja në CAS dhe do të kërkohet hedhja poshtë e vendimit të parë.
ÇFARË KISHTE NDODHUR – WADA mori një vendim në Lozanë të Zvicrës për të përjashtuar për katër vite nga të gjitha kompeticionet sportive Rusinë. Ai vendim i lë jashtë Lojërave Olimpike Tokio 2020 dhe Botërorit Katar 2022.
Gjithsesi për sportistët kishte një shans të dytë nëse do të provonin pastërtinë e tyre. Ata mund të garojnë për një flamur asnjanës. Një vendim i tillë u mor pasi Rusada (Agjencia Ruse e Anti-Dopingut) i dorëzoi të dhëna të manipuluara të kontrollit Anti-Doping hetuesve në janar të këtij viti.
Ky ishte kushti i vendosur nga ËADA për t’i dhënë një shans të dytë Rusisë. Rusia ishte dësnuar me tre vite pezullim në vitin 2015 dhe 168 atletë të këtij vendi garuan për një flamur asnjanës në Lojërat Olimpike Dimërore Pyeongchang 2018. /abcnews.al