Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Narcos” rrezikojnë Botërorin/ Dhuna në Meksikë mund të përjashtojë vendin si organizator

schedule12:34 - 24 Shkurt, 2026

schedule 12:34 - 24 Shkurt, 2026

Kjo video tregon momentet e tmerrit gjatë një ndeshje futbolli për vajza në Guadalajara në Meksikë, ku lojtaret braktisën fushën pas të shtënave me armë dhe shpërthimeve pranë stadiumit.

Po ashtu, edhe katër ndeshje të tjera të ligës meksikane të futbollit u shtynë pas dhunës që shoqëroi operacionin policor që çoi në vrasjen e trafikantit të drogës Nemesio “El Mencho” Oseguera Cervantes.

Prej disa ditësh tashmë përplasjet e armatosura në rrugë mes autoriteteve meksikane të sigurisë dhe kartetelet e drogës janë prezente, ndërsa vendi jeton me një terror të vërtetë.



Më shumë se 70 persona kanë humbur jetën, ndërsa ende nuk ka një numër të saktë mbi të plagosurit, që llogariten me qindra.

Kjo situatë ka paralizuar jetën e vendasve dhe shumë aktivitete përfshirë futbollin në ligat kombëtare.

Po ashtu, në rrezik është edhe ndeshja miqësore e përfaqësueses meksikane kundër Islandës, në program këtë të mërkurë.

Por kjo dhunë mund të ketë një efekt akoma më negativ sa I përket sportit. Meksika është një nga organizatoret e finaleve të Kupës së Botës këtë verë, bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë. Pasiguria e tanishme, sipas mediave ndërkombëtare rrezikon të përjashtojë vendin nga roli si organizator.

FIFA po monitoron me vëmendje situatën, ndërsa ende komisioni i saj i sigurisë nuk ka dhënë dakordësinë e nevojshme që duhet të kenë qytetet dhe stadiumet pritëse të një vendi organizator për Kupën e Botës.

Edhe më parë, çështja e sigurisë në Meksikë ka qenë një temë e nxehtë përpara “Botërorit 2026”, por tani rreziku për përjashtimin e vendit si pritës I finaleve të turneut është më shumë se një mundësi.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!