Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge/ Arrestohet në Morinë shtetasi turk

schedule08:53 - 24 Shkurt, 2026

schedule 08:53 - 24 Shkurt, 2026

Një 31-vjeçar, me shtetësi turke, është arrestuar këtë të martë, 24 shkurt, në pikën kufitare Morinë, në hyrje të Shqipërisë.

Sipas njoftimit të uniformave blu, i riu është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjykata e Vienës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.

Sakaq, Interpol Tirana, me homologët në Austri, po punojnë për ekstradimin e 31-vjeçarit.



“I shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike nga autoritetet austriake, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në hyrje të RSh-së, 31-vjeçari turk.

Si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe i verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin shtetasin turk:

V. B., 31 vjeç, banues në Stamboll.

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Vjenës ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit“, njoftojnë blutë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!