Ish-ambasadori britanik në Shtetet e Bashkuara, Peter Mandelson u arrestua nga policia në shtëpinë e tij raporton The Times.
Policia e Londrës tha se u arrestua për “shkelje të detyrës”. Mandelson, 72 vjeç u shkarkua nga posti i tij në shtator, ndërsa filloi të dilte në pah shkalla e miqësisë së tij me Jeffrey Epstein. Më herët këtë muaj, policia nisi një hetim ndaj tij pasi qeveria e kryeministrit Keir Starmer dorëzoi komunikimet midis ish-ambasadorit dhe financierit të dënuar amerikan.
Hetimi i Policisë Metropolitane nisi pas akuzave se Mandelson i kaloi informacione të ndjeshme Epstein, ndërsa ai ishte sekretar biznesi në qeverinë e Gordon Brown gjatë krizës financiare.


