Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

  • Përpjekje destabilizuese për të dëmtuar integrimin 44%
  • Shenjë e krizës politike në vend 31%
  • Shenjë e krizës brenda vetë PD 25%
Loading ... Loading ...
 

“Si më sulmuan deputetët e PD”/ Zbardhet dëshmia në padinë e qytetarit të goditur në protestë

schedule14:57 - 23 Shkurt, 2026

schedule 14:57 - 23 Shkurt, 2026

Sikur të mos mjaftonin molotovët dhe dhuna ndaj efektivëve të policisë, deputetët e PD dhunuan edhe qytetarët e rastësishëm.  Tetem Toraj, i cili kallëzoi në polici Flamur Noken dhe Xhelal Mziun ka deshmuar se u kontrollua me forcë dhe u godit fizikisht nga deputetë të opozitës pas përfundimit të protestës.

Sipas dëshmisë së tij, Toraj po largohej per ne shtepi pasi kishte mbyllur biznesin, kur pa një bashkëfshatar në një situatë tensioni me disa deputetë të PD-së. Kur ndërhyri për të qetësuar situatën, ai thote se dhe ai u sulmua fizikisht.

“Deputetët i janë drejtuar bashkëfshatarit duke e shtyrë. Unë jam afruar për t’i ndarë. Në këtë moment Flamur Noka po i fliste dhe po e shtynte. E kam pyetur se çfarë kishte me atë djalin. Flamuri më është drejtuar me fjalët ‘çfarë je ti, polic?’ dhe më ka kontrolluar duke më thënë ‘ku e ke armën?”



Toraj ka deklaruar se pas kontrollit Xhelal Mziu e goditi me grusht në brinjë.

“Xhelal Mziu më goditi me grusht në pjesën e brinjëve”, të tjerët më kanë shtyrë, sharë dhe ofenduar.”

Kanë qënë dy të dhunuarit Krenar Metaj dhe Tetem Toraj të cilët kanë kallëzuar në polici Nokën dhe Mziun për shtyrje, ofendim dhe goditje teksa ecnin në rrugë.

Ndonëse kallëzimi është bërë vetëm për Flamur Nokën dhe Xhelal Mziun i përfshirë gjatë momentit të dhunes ndaj Krenar Metaj dhe Tetem Toraj ka qënë edhe Belind Kelliçi.

Në video duket se Tetem Toraj përpiqet të ndaloj deputetët e PD që po sulmonin mikun e tij Krenar Metajn por më pas sulmojnë edhe vetë Torajn.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!