Kryeministri Edi Rama pas vizitës në Korçë këtë të hënë ka mbërritur edhe në Vlorë i shoqëruar nga ministrja Mirela Kumbaro dhe disa investitorë. Rama ka mbërritur rreth orës 13:45 me helikopter në Vlorë, ndërsa në vizitën e tij edhe ka inspektime në disa prej investimeve. Fillimisht Rama është ndalur në qendrën multifunksionale pranë sheshit të Flamurit në Vlorë, ndërsa ka inspektuar më pas edhe punimet në muzeun hebraik për të vijuar me një inspektim edhe në zonën pranë ish rrugës së hebrenjve pranë qendrës historike.
Axhenda e kryeministrit Edi Rama, si edhe mësohet, vijon edhe në Orikum e Rradhimë. Në fokus janë pikërisht investimet që po kryhen në qytet, por edhe projekte të tjera për Vlorën, teksa është shoqëruar nga disa investitorë dhe biznesmenë të huaj.
/ abcnews.al /


