Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria në “Milano Cortina 2026”/ Lara Colturi e 10-ta në Slalom, rezultati më i mirë për Shqipërinë

schedule13:19 - 23 Shkurt, 2026

schedule 13:19 - 23 Shkurt, 2026

Shqipëria i ka dhënë fund aventurës së saj në Lojrat Olimpike Dimërore, me një vend të 10 si rezultatin më të mirë të atletëve të saj në “Milano Cortina 2026”.

Ky ishte rezultati i Lara Colturit në garën e slalom në ski alpine, ndërsa skiatoret e tjera, Semire Dauti dhe Lisa Brunga, nuk arritën të kualifikohen pas zbritjes së parë në të njëjtin konkurrim.

Në pistën e Stevios, 19 vjeçarja u rendit në vendin e shtatë në zbritjen e parë, ndërsa në të dytën nuk shkoi me shumë se vendi i 10, duke shënuar kohën e përgjithshme 1’41”78.



Më parë, Lara Colturi u rendit në vendin e 16 në garën e slalomit gjigand, po në ski alpinë. Shumë larg saj ishin paraqitjet e dy skiatoreve të tjera kuqezi, Semire Dauti dhe Lisa Brunga, që mbyllën garat e tyre po në slalom.

Dauti nuk arriti të mbyllë zbritjen e parë, ndërsa 17 vjeçarja Brunga kaloi vijën e finishit, por u skualifikua nga komisiari i garës. Më parë konkurrimin në Lojrat Olimpike Dimërore kishte mbyllur konkurrimin edhe Denni Xhepa.

Skiatori shqiptar nuk arriti të mbyllë zbritjen e parë në garën e slalom, ndërsa në dy disiplinat e tjera të skive alpine u rendit vetëm në vendin e 34 në Super G dhe Sllallom Gjigand.

Në këtë mënyrë, vendi i 10 I Lara Colturit në garën e slalom është rezultati më i mirë për Shqipërinë në “Milano Cortina 2026”, ku për herë të parë në histori mori pjesë me katër atletë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!