Nuk pritej që të ngjiteshin kaq lart. Holanda ka qenë gjithmonë një vend i sportit, edhe i atij dimëror, veçse në Milano e Kortina d’Ampeco tejkaloi çdo parashikim.
Të mbiquajturit “tulipanët” u ngjitën në vendin e tretë në renditjen e medaljeve në Lojrat Olimpike të Dimrit, duke lënë pas Italinë vendase.
Dy superfuqitë mbetën Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Holandezët fituan dy medaljet e fundit të arta në garat masive mbi patina, pra në rrëshqitje mbi akull.
Për meshku fitoi një atlet vërtet veteran, Jorrit Bergsma, që është 40 vjeç. Ai pati epërsi ndaj rivalëve duke ia dalë me kohën 7’55”50, plot pesë sekonda më shpejt sesa danezi Torup, ndërsa I treti doli italiani Xhovanini.
Në të njëjtën garë për femra, kampione olimpike u shpall Marejke Grënevud, gjithashtu e Holandës, që përfundoi itinerarin për 8’34”70, në një luftë të fortë sportive me kanadezen Blonde dhe amerikanen Manganelo.
Ekipi “portokalli” fitoi gjithsej 10 të arta, 7 argjendi, 3 bronzi, pra 20 medalje gjithsej, 10 më pak se Italia, por ia kaloi me më shumë vende të dyra.
Holandezët shkëlqyen sidomos në garat mbi akull, ku spikatën kampionet olimpike si bukuroshja Juta Lerdam, që fitoi të artën e parë për ta, dhe rekordmenia e re olimpike, Femke Kok.


