Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjyqi për dosjen ‘Partizani’/ Vijon procesi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë

schedule12:23 - 23 Shkurt, 2026

schedule 12:23 - 23 Shkurt, 2026

Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës për aferën Partizani, ku dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka paraqitur parashtrimet e tij.

Jamarbër Malltezi cilësoi më tej se Rama qëndron në zanafillën e këtij procesi dhe se e gjitha është proces politik.

Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij.



Edhe Jamarbër Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!