Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tenton të hyjë me pushkë në rezidencën e Trump, 20-vjeçari vritet nga shërbimi sekret!

schedule16:30 - 22 Shkurt, 2026

schedule 16:30 - 22 Shkurt, 2026

Një 20 vjeçar është qëlluar për vdekje pasi kaloi perimetrin e sigurisë në rezidencën e Presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago.

Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë shërbimin sekret, bëhet e ditur se personi që u vra, u pa pranë portës veriore me një pushkë dhe një bidon me benzinë në dorë.

Mësohet po ashtu se 20-vjeçari ngriti pushkën në pozicion qitje, para se të qëllohej për vdekje.



Rick Bradshaw, sherifi i Qarkut Palm Beach, është i pari që ka folur lidhur me ngjarjen, duke përmbledhur të dhënat e hetimit.

“Në orën 1:30 të mëngjesit të sotëm, oficerët e sigurisë zbuluan se një individ kishte hyrë në perimetrin e brendshëm të Mar-A-Lago”, thotë ai.  “Një zëvendës dhe dy agjentë të Shërbimit Sekret shkuan në atë zonë për të hetuar. Ata u përballën me një mashkull të bardhë që mbante një bidon me benzinë dhe një pushkë”, vijoi ai më tej.

“Ai u urdhërua të hidhte ato dy pajisje që kishte me vete, kohë në të cilën ai uli bombolën e gazit dhe e ngriti pushkën në pozicion qitjeje. Në atë moment, zëvendësi dhe dy agjentët e Shërbimit Sekret qëlluan me armë dhe neutralizuan kërcënimin. Ai vdiq në vendngjarje”.

Më pas gazetarëve u tregohet një imazh i pushkës. Mësohet se Presidenti Donald Trump në momentin e incidentit ndodhej në Shtëpinë e Bardhë në Washington.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!