Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me vetëplagosjen e 27-vjearit që humbi jetën në spital.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë. Në njoftimin zyrtar theksohet se 27-vjeçari humbi jetën në spital. Po pas veprimeve hetimore rezultoi se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit K. H, shok me shtetasin viktimën.
Në vijim të veprimeve procedurale u bë shpallja në kërkim shokut të viktimës, pasi dyshohet se ka qenë prezent gjatë ngjarjes.
Punohet për kapjen e tij dhe zbardhjen edhe dokumentimin e plotë të rastit.


