Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrëshqitja e dherave në aksin Librazhd–Përrenjas/ Rrezikon të bjerë shtylla e tensionit të mesëm 110kv, OST: Situata në monitorim

schedule15:22 - 21 Shkurt, 2026

schedule 15:22 - 21 Shkurt, 2026

Një shtyllë e tensionit të mesëm 110kv rrezikon të bjerë pas rrëshqitjeve të dherave në aksin Librazhd – Përrenjas.

Lidhur me këtë situatë OST sqaron se deri në këtë moment, shtylla nuk ka pësuar asnjë deformim apo lëvizje dhe se situata është në monitorim.

Njoftimi:



Në shtyllën nr. 15 të linjës 110 kV Librazhd – Përrenjas, e cila është shtyllë anketore, vihet re një rrëshqitje e terrenit rreth saj. Deri në këtë moment, shtylla nuk ka pësuar asnjë deformim apo lëvizje.

Situata po mbahet në monitorim të vazhdueshëm dhe specialistët e OST-së po shqyrtojnë mundësinë e përcaktimit të një sheshi të ri për vendosjen e saj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!