Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy yjet nga Europa shkëlqejnë që të dy në ligën amerikane/ NBA, Slloveni e Serbi ishin më të mirët pas Ndeshjes së Yjeve

schedule14:23 - 21 Shkurt, 2026

schedule 14:23 - 21 Shkurt, 2026

Nuk dihet nëse do ta fitojnë dot titullin, por padyshim që janë të denjë për të. Luka Doncic dhe Nikola Jokic mbeten ndër yjet më të shkëlqyer të NBA-së këtë sezon, dhe e treguan veten sërish në parket.

Liga më e fortë e basketbollit në botë iu rikthye sezonit të rregullt, pas Ndeshjes së Yjeve, dhe dy ballkanasit ishin protagonistë në fitore.

Doncic udhëhoqi Lejkërsat në fitoren e derbit të Kalifornisë ndaj Klipersave.



Kapiteni I Sllovenisë shënoi 38 pikë, shërbeu 11 asistë, kapi 6 topa në tabela si dhe shtoi 3 vjedhje topi e një bllokim gjuajtjeje, në një paraqitje shumë të mirë, e në suksesin 125-122. Lejkërsat patën 15 pikë epërsi, ndonëse në fund rrezikuan të humbisnin.

Ylli I ri, Ostin Rivs pati 29 pikë, ndërsa legjenda e vjetër Lebron Xhejms kontribuoi me vetëm 13 pikë, por edhe me 11 asistë. Lejkërsat janë në vendin e pestë në Konferencën Perëndimore, ndonëse shumë pranë vendit të tretë.

Edhe Nikola Jokic pati mbrëmje të madhe, e sidomos në një fitore madhështore.

Denver triumfoi në Portlend me shifrat e pabesueshme 157-103, dhe ylli serb u paraqit shumë mirë, edhe pse nuk pati një tripëll dabëll. Basketbollisti qendër shënoi 32 pikë, kapi 9 topa në tabela e shërbeu 7 asistë në vetëm 29 minuta e gjysmë, e nëse do të kishte qëndruar më gjatë në parket, do ta kishte arritur tripëll dabëllin.

Xhamal Marrej shtoi 25 pikë për ekipin nga Kolorado, që arriti fitoren me më shumë pikë jashtë fushe në historinë e tij, dhe me më shumë pikë në NBA këtë sezon. Denver është në vend të tretë në Perëndim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!