Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Më shumë fonde për mbrojtjen në Hagë”/ Kërkesë e PDK, Tahiri: VV nuk pranon propozimin tonë

schedule17:12 - 20 Shkurt, 2026

schedule 17:12 - 20 Shkurt, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen e katër ish krerëve të UÇK në Hagë janë të larta, ndaj partia që la Hashim Thaçi në Kosovë përpara se ti nënshtrohej me vullnet të plotë procesit në Gjykatën Speciale, ka bërë kërkesë për rritjen e fondeve për ta.

Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar partinë në pushtet në lidhje me mosmbështetjen e amendamenteve të tyre, e ku është nënvizuar edhe moskalimi i amendamentit për mbështetjen financiare për ish krerët e UÇK-së.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri nga holli i Kuvendit tha se për një proces të padrejtë siç është ai që po bëhet ndaj ish-krerëve të UÇK-së më e pakta që do të mund të bënin institucionet, është ta rrisin mbështetjen financiare.



“Më e pakta çka do të duhej të bënte vendi dhe institucionet është që ta rrisnin mbështetjen e theksuar në mënyrë që procesi të jetë më i lehtë dhe kosto që është shumë e lartë të mund të ballafaqoheni dhe të jetë më e lehtë”, tha Tahiri.

Kërkesa erdhi teksa në Kosovë ka diskutime për buxhetin, ndërsa ish krerët e UÇK janë ende në proces në Hagë, me mbrojtjen që duhet të vijoj punën dhe ti përgjigjet kërkesave të gjykatës deri në dhënien e vendimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!