Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Vritet me thikë 31 vjeçari/ Tiranë, dinamika e ngjarjes, viktima u godit në shpinë. Identifikohen autorët

schedule16:36 - 20 Shkurt, 2026

schedule 16:36 - 20 Shkurt, 2026

Një person humbi jetën pasi u sulmua me thikë në Tiranë. Ndërsa një 34 vjeçar ndodhet në spital pasi u plagos me armë zjarri.

Rreth orës 15:40, gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, u qëllua me thikë shtetasi Egli Pashollari, i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital.

Nga informacionet e marra, viktima i moshës 31 vjeçare sapo doli nga makina, u sulmua menjëherë nga 3 persona, 2 djem dhe 1 vajzë.



Gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve e goditi me thikë në kurriz të paktën një here.

Pasi Pashollarit i’u dha ndihma e parë, ai u dërgua në spital.

Por plagët rezultuan fatale për të riun, i cili humbi jetën.

Policia e ka identifikuar autorin e vrasjes, i cili është Gazment Buçpapa.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!