Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Osmani zbardh takimin me Trump: Bashkë me Ramën folëm për akuzat ndaj ish krerët të UÇK

schedule13:26 - 20 Shkurt, 2026

schedule 13:26 - 20 Shkurt, 2026

Shqiptarët u bënë protagonist të takimit të parë të bordit të Paqes në Washington me përfaqësimin e kryeministrit Rama dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Një takim konsiderueshëm i gjatë u fiksua nga mediat ndërkombëtare, teksa presidenti Trump këmbeu një bisedë me dy përfaqësuesit e lartë politikë të shqiptarëve.

Komunikimi dhe gjuha e trupit ishte dukshëm miqësore dhe vlerësuese, ndërsa Osmani ndau për Klan Kosova edhe disa nga detajet e kësaj bisede, duke konfirmuar se me presidentin amerikan u bisedua për aktakuzën e gjykatës speciale ndaj ish krereve te UCK në Hagë dhe çështja e Serbisë.



“Kemi diskutuar. Unë ju kisha lutur për mirëkuptimin tuaj. Nuk besoj që është në interesin e Kosovë në qoftë se japim më shumë detaje rreth kësaj. Mirëpo, dua të siguroj që i kemi diskutuar të dyja temat dhe kemi marrë garanci të fuqishme. Natyrisht që kur të vjen momenti edhe unë, edhe kryeministri Rama do të flasim më në detaje për këtë temë, por e kemi informuar në detaje për këto dy tema, dhe sërish dua ta them, sot ka qenë një ditë jashtëzakonisht e mirë për Kosovën”, tha Osmani.

Osmani deklaroi se takimi u shfrytëzua edhe për të krijuar kontake të reja me liderët e disa prej vendeve pjesëmarrëse ne bordin e Paqes që ende nuk e njohin Kosovën si shtet i pavarur, duke parlajmëruar njohje të reja.

“Kemi patur mundësi të bisedojmë edhe me liderë politik të shteteve që nuk e njohin ende Kosovën,” vijoi Osmani.

Ishte kryeministri Rama që kërkoj drejtësi për Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zemër të Uashingtonit, duke i tërhequr presidentit Trump vëmendjen përmes ish prokurorit Jack Smith që në SHBA kishte ngritur disa çështje ndaj atij vetë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!