Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Klaebo, “legjenda” mbi ski/ Kampioni norvegjez i skive nordike vendos rekord në Olimpiadë

schedule13:19 - 20 Shkurt, 2026

schedule 13:19 - 20 Shkurt, 2026

Tashmë ka nisur të bëhet një pyetje. Kush është më dominues, Majkëll Felps në Lojrat Olimpike të Verës, apo Johanes Klebo në Olimpiadat dimërore?

Secilit të vetën, por tani jemi në sezonin e dëborës e të akullit, dhe na takon të ngremë në Olimp pikërisht norvegjezin. Klebo, në moshën 29-vjeçare, ka arritur gjithçka mbi ski në stilin e tij nordik, duke vendosur rekorde. Në Milano e Kortina d’Ampeco ai doli I pari në 10 kilometra kros kauntri, në 4×7.5 kilometra garë ekipore të skive nordike, në skiatlonin për meshkuj, në sprintin për djem dhe në sprintin ekipor po për meshkuj.

I mbetet gara e 50 kilometrave kros kauntri këtë të shtunë për të arritur titullin e gjashtë në një Olimpiadë të vetme, që do të ishte rekord absolut për dimrin, dhe dy të arta prapa Majkëll Felpsit për verën. Kjo, jo për faj të tij, por sepse notari legjendar amerikan pati në dispozicion më shumë gara se ai. Klebo ka vendosur rekordin edhe për numrin e të artave në total në Olimpiada, me 10, e mund të arrijë në 11.



Gjithsej, ai ka 12 medalje të të gjitha ngjyrave, e mund të arrijë në 13. Vështirë të sfidojë arritjet e Felpsit që ka 23 tituj olimpike dhe 28 medalje gjithsej në konkurrimin e verës, por gjithsesi, nëse merr pjesë edhe në dy Olimpiada të tjera, kushedi, ndoshta e arrin, të paktën për të artat.

Historia e sportit nuk ka parë të dytë si Johanes Klebo. Përveç lavdisë olimpike, norvegjezi ka edhe kulme në kupat e botës, madje më shumë sesa Felpsi. Në 189 gara, ai ka plot 107 fitore, një më pak se Mikaela Shifrin, dhe 136 podiume. Në 11 sezone ka fituar pesë Kupa të Botës, dhe këto triumfe padyshim që do të vazhdojnë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!