Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Zbehen” Drita dhe Shkëndija/ Skuadrat shqiptare humbën sfidat e para në play off e Conference

schedule13:18 - 20 Shkurt, 2026

schedule 13:18 - 20 Shkurt, 2026

Drita dhe Shkëndija mbajnë ndezur shpresat e tyre në Europë, por pas humbjeve në sfidat e para në play off e Conference League, rruga e dy skuadrave shqiptare bëhet më e vështirë.

Skuadra nga Gjilani ishte pa fat, ndërsa me një gol në kohën shtesë u mund 3-2 nga sllovenët e Celje. Sfida e luajtur në “Fadil Vokrri” të Prishtinës nisi keq për të zotët e shtëpisë, që mbyllën pjesën e parë në dizavantazhin e dyfishtë.

Sllovenët kaluan në epërsi në minutën e 19 me Kyçus, ndërsa, djali I shtëpisë Milot Avdyli shënoi golin e dytë për miqtë. Pas pushimit, Drita reagoi fort dhe barazoi shifrat.



Në fillim Blerim Krasniqi dhe më pas Liridon Balaj kthyen sërish barazpeshën në rezultat. Por shpresat e skuadrës së Kosovës për një rezultat pozitiv u shuan në minutën e katërt shtesë, kur Poplatnik shënoi golin e tretë dhe të fitores për Celje.

Sllovenët marrin avantazhin përpara ndeshjes së kthimit që do të luhet javën e ardhshme, por Drita e Gjilanit i ka në ende shanset për të besuar te kualifikimi në 1/8 e Conference League.

I njëjti diskutim vlen edhe për Shkëndijën. Skuadra tetovare u mund 1-0 në shtëpi nga turqit e Samsunspor. Miqtë gabuan nga pika e penalltisë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën shënuan golin e vetëm dhe të fitores me Marius në minutën e 77-të.

Si në rastin e Dritës edhe Shkëndija do të luajë kartat e saj në ndeshjn e kthimit që do të luajë në transfertë të enjten e ardhshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!